Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, bëri një analizë të përgjithshme pas barazimit 0-0 në transfertë ndaj Kazakistanit. I ftuar në studion e “Supersport”, Hafizi u shpreh:

“Është shumë shpejt të pretendojmë që Broja të shënonte. Kemi shumë punë. Nuk e di a e kupton edhe Reja. Arriti vetëm atë që skuadra të mos dalë e humbur.

Fituam ndaj Bjellorusisë që ishte e fikur. Po vazhdojmë me të njëjtën stil. Reja jem mendime të holla, sporadike dhe të sipërfaqshme. Duke luajtur me 3 mbrojtësa dhe duke mos pësuar gol, është shtysë e mirë për ta fituar ndeshjen.

Duhen ndryshime në lojën sulmuese. Me 3 mbrojtësa, 2 lojtarët para mbrojtjes, duhet të jenë ndërtues shumë të mirë. Bare dhe Abrashi nuk janë në kondicionin e duhur.

Pse Kallaku nuk luan mbrapa 2 sulmuesve? Duke ditur cilësitë e mira që ai ka. Afroje te porta jo e hap nga e majta. Sulmuesi i vetëm ishte Broja. Në qoftë se Manaj kthehet mbrapa, gjithë forca fizike bie dhe nuk gjuan njëherë në portë.

Puna është sa është efikasës. Kur e pa që kundërshtari ishte i vdekur, duhet të kishte vënë një sulmues në krahun e djathtë, në vend te Veselit, për të shtyrë përpara dhe për dribluar”, u shpreh Astrit Hafizi.