HomeKRYESOREMbape tha se PSG do ta kthente rezultatin, trajneri i Bayern Munchen...

Mbape tha se PSG do ta kthente rezultatin, trajneri i Bayern Munchen ‘i hap luftë’: Nuk do na gjeni në mbrojtje

Bayern Munchen arriti që të fitonte ndaj PSG në transfertë me shifrat 0-1 në mbrëmjen e 14 shkurtit. Francezët besojnë ende se një përmbysje e madhe do të vijë dhe nuk do të eliminohen kaq herët nga Champions League.

Mbape i ka dhënë më tepër zemër ekipit duke besuar te suksesi. Por “luftë” i ka hapur francezit edhe trajneri i Bayern Munchen, Nagelsman.

“Pashë që Mbape deklaroi se mund të na mposhtin nëse e mbajnë ata topin në fushë tonë dhe nëse luajnë më shumë në sulm. Thjesht do të them se e njëjta gjë vlen edhe për ne.

Ua them qartë se nuk do të kthehemi në mbrojtje dhe ata do ta shohin forcën tonë”, tha mes buzëqeshjes Nagelsman.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments