Në moshën 27-vjeçare, Eden Hazard konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë.

Që kur mbërriti te Chelsea, belgu ka treguar talentin sezon pas sezoni dhe një prej shumë admiruesve më të mëdhenj të tij është edhe Kylian Mbappe.

Teksa rikujton përballjen mes Francës dhe Belgjikës në Kupën e Botës, ylli i PSG kishte rastin ta shihte nga afër sulmuesin anësor të Bluve.

“Kundërshtari që më ka impresionuar më tepër këtë vit ka qenë Eden Hazard kur luajtëm ndaj Belgjikës në gjysmëfinalen e Botërorit.

“Jam mahnitur nga shpejtësia e ekzekutimit të tij, me topin që i rri gjithë kohës ngjitur me këmbën.

“Nuk ka asnjë hapësira që i shpëton atij,” shprehet Mbappe për France Football./telesport/