Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka postoi në Instagram një mesazh për publikun. Kreu i futbollit shqiptar premton se FSHF-ja do të jetë në krah të çdo njeriu që do futbollin.

Duka ishte prezent dje në nje aktivitet bamiresie per te mbeshtetur ekipin e futbollit të fëmijëve të Komunitetit Rom dhe Egjiptian.

Institucioni qe ai drejton, akordoi nje fond prej 3.5 milione lekesh te vjetra per kete ekip qe eshte mbeshtetur edhe nga presidenti i “Juban Danj” Ferdinand Jaku dhe madje edhe ne kampionat luan me kete sigel.

Në lidhje me shortin e kampionatit europian të 2020, Duka u shpreh se ishte një short më favorizues për Shqipërinë sesa ai i 2016./newsport/