Vjen dhe amerikani i peste tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve. Pas trajnerit Mathew Jones dhe basketbollisteve Quin Cooper, Anand Hundal dhe Staenly Devis, sot ka mberritur ne Shkoder edhe nje tjeter basketbollist.
Behet fjale per Lorenzo Martinez. Ai tashme ka ardhur dhe nga neser do te jete ne disppzicion te stafit teknik per t’u bere gati per startin e kampionatit.
Por nga sa ka bere te ditur ne njoftimin e saj shoqata e basketbollit Vllaznia, ne ditet ne vijim priten edhe te tjera perforcime tek kjo skuader.
Kjo do te thote se ne Shkoder priten shume te huaj dhe objektivi eshte i qarte, per te fituar titullin e 10-te kampion, megjithate duhet pare edhe ajo se cfare do te bejne ekipet e tjera pretendente./SHKODRA-SPORT.COM/