Punimet per mbjelljen e barit te ri ne stadiumin “Loro Boriçi” kane shkuar ne menyren e duhur dhe gjithçka ka perfunduar pasditen e djeshme pas dy ditesh pune intensive te punonjesve te terreneve sportive te Klubit te Futbollit Vllaznia.

Sot nderkohe ka nisur lagia e fushes dhe tashme pritet mbirja e fares se hedhur, çka do t’i jape ngjyre dhe pamje tjeter fushes se ketij stadiumi. Ne kete menyre, ky proces eshte mbyllur ne menyren e duhur dhe tashme duhet pritur edhe nje periudhe trejavore qe stadiumi te jete gati per te pritur zhvillimin e nje ndeshje futbolli.

Lloji i barit qe eshte vendosur ne kete fushe, e kerkon si domosdoshmeri mbjelljen e barit çdo vit, pikerisht ne kete periudhe dhe keshtu ka ndodhur edhe sivjet. Diçka ndoshta jonormale megjithate ky eshte detyrim per mirembajtjen e kesaj fushe sepse aty do te zhvillohen edhe ndeshje nderkombetare.

Nga kjo ne fakt e ka pesuar Vllaznia e cila ndeshjen e pas dy javeve ndaj Bylisit qe duhej ta luante ne “Loro Boriçi”, do te jete e detyruar ta luaje jashte Shkodres dhe kjo padyshim qe e penalizoi ate.
www.shkodrasport.com