Gazeta “Shkodra Sport” ka permbyllur diten e sotme ceremonine me te rendesishme te organizuar prej saj ne keto 11 vite, ate te “10 personazheve me te mire te vitit”. E organizuar ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”, fale edhe bashkepunimit me Bashkine Shkoder, aktiviteti i sotem eshte rregjistruar nga RSTH Shkodra dhe do te transmetohet ne diten e nderrimit te viteve.

Me mbi 100 te ftuar ne salle, ku kane rene ne sy edhe drejtuesit e pushtetit lokal, kryetari i Bashkise Shkoder z. Bardh Spahia dhe kryetarja e Keshillit Bashkiak, zj. Brisela Kadija, ceremonia eshte moderuar nga dy bashkepunetoret e gazetes “Shkodra Sport”, Marinela Matija dhe Endri Çinari.

Gjithçka ka shkuar ashtu si duhet teksa fillimisht jane nderuar me “Çertifikate Mirenjohje” tre veteranet e sportit Rauf Çanga (futboll), Nexhmije Bilali (atletike) dhe Mark Shestani (not). Me pas jane nderuar “10 personazhet me te mire te vitit 2022” dhe ceremonia eshte permbyllur me shpalljen e “10 talenteve te vitit”.

Per te gjithe fituesit, organizatoret kane shperndare dhuratat e mundesuara nga kompania “Bavaria” dhe kantina “Miqesia” me veren “Medaur”. Po ashtu, gjejme rastin te falenderojme edhe Ital- Medica dhe partnere te tjere qe na kane ndihmuar te organizojme kete aktivitet qe rikthen traditen e shpalljes se sportisteve me te mire pas tre vitesh mungese.

Me poshte keni te gjithe te laureuarit e sotem nga “Shkodra Sport”:

“Çertifikatë Mirënjohje”
1.
Gazeta “Shkodra Sport” nderon sot një ish- futbollist të Vllaznisë së viteve ’60-’70 që kontribuoi në fitimin e disa trofeve me skuadrën shkodrane duke treguar nivel të lartë në rolin e mesfushorit. Ka luajtur përkrah emrave të shquar të këtij brezi, duke lënë edhe ai gjurmë me lojën e tij, por pa marrë ndoshta ansjëherë vlerësimet e merituara. Pikërisht për këtë arsye, “Shkodra Sport” e nderon sot me këtë Çertifikatë Mirënjohje për gjithçka ka dhënë për Vllazninë z. Rauf Çanga.

2
Gazeta “Shkodra Sport” nderon një tjetër emër të shquar të sportit shkodran dhe atij shqiptar. Bëhet fjalë për një kampione dhe rekordmene të vendit në garat e 1500 dhe 3000 metrave. Për 7 vite me rradhë ka dominuar në pistat duke qenë edhe fituese në anketën e 10 sportistëve më të mira të Shqipërisë. Por pavarësisht këtyre rezultateve, ajo është harruar nga të gjithë institucionet dhe për këtë arsye, gazeta “Shkodra Sport” e nderon sot me këtë Çertifikatë Mirënjohje për gjithçka ka dhënë për Vllazninë zj. Nexhmije Bilali.

3.
Gazeta “Shkodra Sport” ka vendosur të nderojë sot edhe një emër të shquar të sportit të notit. Bëhet fjalë për një sportist I cili gjatë karrierës së tij është shpallur plot 12 herë kampion I vendit dhe ka thyer njëkohësisht edhe 40 rekorde kombëtare. Pjestar I një familje që ka dhënë shumë për sportin shkodran dhe atë shqiptar. Gazeta “Shkodra Sport” ndern me këtë “Çertifikatë Mirënjohje”, z. Mark Shestani.


“10 Personazhet më të mirë 2022”

1.
Bashkë me shoqet e ekipit të saj, sivjet ka arritur të nderojë Shkodrën dhe Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare duke e dërguar Vllazninë si asnjëherë më parë në 16 skuadrat më të mira të Europës. Gjatë vitit 2022 kanë fituar edhe titullin kampion të rradhës dhe po ashtu edhe Kupën e Shqipërisë dhe janë rrugës për të vënë yllin në fanellë. Për këto arritje, në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, gazeta “Shkodra Sport” e shpall si personazh të vitit 2022 futbollisten Megi Doçi.

2.
Ky vit që po mbyllet do të mbetet gjatë në memorien e tij. Ka fituar titullin kampion të rradhës, por m së shumti ka shijuar sukseset në boksin profesionist duke fituar 5 ndeshje njëra pas tjetrën dhe duke ngjitur shumë vende në rang-listën botërore. Është sportisti që ka fituar më shumë tituj kampion se askush tjetër në Shqipëri dhe po ashtu edhe më shumë anketa të sportistëve më të mirë. Sukseset në karrierën e tij kanë qenë të shumta, por sukseset e këtij viti I konsideron më të rëndësishme dhe pikërisht për këtë arsye, gazeta “Shkodra Sport” e shpall si personazhin e vitit 2022 boksierin Nelson Hysa.

3.
Ka investuar shumë prej vitesh tek ekipi I futbollit të femrave të Vllaznisë, I ka shkuar shumë pranë, por duhej të vinte viti 2022 që të shënonte arritjen historike, kualifikimin në 16 skuadrat më të mira të Europës. Si rrjedhojë, tifozët shkodranë falë tij patën mundësi që në “Loro Boriçi” të dëgjojnë për herë të parë himnin e Champions League dhe të shohin me sytë e tyre në fushë emra të mëdhenj të futbolli europian si Çelsi, Paris Saint Germain dhe Real Madrid. Ka meritën e jashtëzakonshme edhe për arritjen e shumë sukseseve edhe në arenën kombëtare duke e bërë këtë ekip të pathyeshëm prej një dekade dhe për këto arsye, gazeta “Shkodra Sport” e shpall si personazh të vitit 2022, presidentin e Vllaznisë së femrave z. Lazer Matija.

4.
Pas një dekade vuajtjesh, Vllaznia e futbollit është rikthyer sërish aty ku duhet. Falë edhe tij. Në vitin që po mbyllet, me skuadrën shkodrane ka fituar për të dytin vit rradhazi Kupën e Shqipërisë, si asnjëherë tjetër më parë në historinë e saj. Njëkohësisht e ka dërguar atë në turin e dytë të Kupave të Europës. Sigurisht që tifozët presin më tepër, megjithatë edhe ambicjet e tij janë të mëdha. Për këtë arsye, gazeta “Shkodra Sport” e shpall si personazh të vitit 2022 investitorin më të madh aktualisht në sportin shkodran, presidentin e Klubit të Futbollit Vllaznia, z. Alban Xhaferi.

5.
Viti 2022 ka qenë një ndër më të suksesshmit për të. Ka marrë medalje ari në Europianin e shteteve të vogla të zhvilluar në muajin qershor në Maltë. Ka thyer dy rekorde kombëtare në Lojërat Mesdhetare e atyre u shtohet edhe një tjetër rekord kombëtar I thyer në garat e kampionatit kombëtar ku po ashtu është shpallur sërish kampion I padiskutueshëm I vendit në disiplinat e shpejtësisë. Pikërisht për këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Personazhi I vitit 2022” atletin Franko Burraj.

6.
Viti 2022 do të mbahet mend gjatë në memorien e tij. Si kapiten I Vllaznisë ka ngritur për të dytin vit rradhazi lart trofeun e Kupës së Shqipërisë, si askush tjetër më parë në historinë e kësaj skuadre. Njëkohësisht, ka bërë realitet ëndrrën tjetër për të veshur fanellën e kombëtare shqiptare. Për këto arsye, gazeta “Shkodra Sport” shpall si personazh të vitit 2022 futbollistin Erdenis Gurishta

7.
Kur flasim për suksese në sport, kuptohet që sportistët kanë rëndësinë e tyre, ashtu si dhe presidentët për investimin që bëjnë. Por kjo nuk do të thotë se mund të anashkalojmë kurrsesi arkitektët e këtyre sukseseve- trajnerët. Si rrjedhojë gazeta “Shkodra Sport” ka vendosur të shpallë si “personazh të vitit 2022” njeriun që drejtoi Vllazninë e femrave deri në 16-shen më të mirë të Europës, pikërisht trajnerin Nikolin Leka

8.
Nëse ka sport në Shkodër që nuk po njeh ulje dhe ngritje sa I takon rezultateve, padyshim që ai është Atletika. Gjatë këtij viti, Vllaznia ka fituar të 14-tin titull kampion rradhazi të Shqipërisë. Një histori suksesesh e rekordesh që padyshim e ka bazën edhe tek puna e shkëlqyer e fituesit të kësaj ankete. Gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “personazhi I vitit 2022”, trajnerin Albert Marashi

9.
Kur flasim për tenisin në Shkodër dhe Shqipëri, të gjithë ndalen tek një emër, ai I cili I ka bërë për vete të gjithë. Kjo për vetë talentin që zotëron, por edhe sukseset e shumta që ka arritur edhe gjatë këtij viti si në arenën kombëtare ashtu edhe atë ndërkombëtare. Ka fituar turneun Europian të 16 vjeçarëve, si dhe e shumë aktiviteteve të tjera të zhvilluara. Po ashtu, është kampione kombëtare për të tretin vit rradhazi. Për të gjitha këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Personazhi I vitit 2022” tenisten Gresi Bajri.

10.
Konsiderohet e ardhmja e peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare. Gjatë këtij viti që po lëmë pas, ka arritur një rezultat të lartë, është renditur në 10 sportistët më të mirë në Botë në kampionatin e 20 vjeçarëve që u zhvillua në muajin maj në Greqi. Përpos tij, nuk kanë munguar edhe sukseset në garat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Për të gjitha këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Personazhi I vitit 2022” peshëngritësin Sajmir Lagja


TALENTI I VITIT

1.
E para që kemi përzgjedhur për këtë çmim I takon sportit të xhudos. Ajo është vetëm 16 vjeçe, por ka arritur të shpallet gjatë këtij viti kampione kombëtare dhe fituese e Kupës së Shqipërisë për të rriturat. Po ashtu, ka marrë medalje të argjendtë në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Pejë të Kosovës. Për këto arritje, edhe të tjera, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Talenti I vitit 2022” xhudisten Kasandra Kovaçi.

2.
Sportisti I dytë I kësaj kategorie që vlerësohet I takon sportit të shahut. Ai është vetëm 8 vjeç, por konsiderohet e ardhmja e këtij sporti në Shkodër dhe Shqipëri. Gjatë këtij viti, ka arritur një rezultat të shkëlqyer duke u shpallur kampion Ballkani, në garat e zhvilluara gjatë muajit tetor në Cetinjë të Malit të Zi. Për këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Talenti I vitit 2022” shahistin Henri Troshani.

3
Sportisti I tretë I perspektivës që kemi zgjedhur si fitues I takon sportit të futbollit. Gjatë këtij viti është shpallur kampion me ekipin U17 të Vllaznisë dhe po ashtu, po spikat me performancën e tij duke u konsideruar si futbollisti I së ardhmes. Për këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Talenti I vitit 2022” futbollistin Gerald Kubazi.

4.
Fituesi I rradhës I kësaj kategorie vjen nga mretëresha e sporteve, atletika. Gjatë këtij viti, atij nuk I kanë munguar sukseset teksa spikat thyerja e rekordit të 100 metrave për të rinj, rekord që kishte 23 vite pa u thyer. Ka fituar edhe disa trofe të tjerë, madje edhe në garat e të rriturve. Për këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Talenti I vitit 2022” atletin Leandro Çardaku.

5.
Fituesi I rradhës I takon sportit të volejbollit. Ajo I përket ekipit të Vllaznisë që gjatë këtij viti u shpall kampion me 20 vjeçaret dhe dha një kontribut shumë të madh në arritjen e këtij suksesi. Konsiderohet e ardhmja e volejbollit shkodran. Për këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Talenti I vitit 2022” volejbollisten Sarah Beci.

6.
Fituesi I rradhës I takon sportit të basketbollit Ajo I përket ekipit të Vllaznisë që gjatë këtij viti u shpall kampion me 18 vjeçaret dhe dha një kontribut shumë të madh në arritjen e këtij suksesi. Konsiderohet e ardhmja e basketbollit shkodran. Për këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Talenti I vitit 2022” basketbollisten Anisa Bokrina.

7.
Fituesi I rradhës I takon sportit çiklizmit. Gjatë këtij që po lëmë pas, ka arritur të shpallet kampion kombëtar në disiplinën e rezistencës. Konsiderohet e ardhmja e çiklizmit shkodran dhe shqiptar. Për këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Talenti I vitit 2022” çiklistin Mateo Balaj.

8.
Fituesi I rradhës I takon sportit të taekondosë. Gjatë këtij që po lëmë pas, ka arritur të shpallet kampion kombëtar dhe fitues I Kupës së Shqipërisë si dhe ka marrë dy medalje të argjendta në turnetë ndërkombëtar të zhvilluar në Shkodër dhe Ulqinj. Konsiderohet e ardhmja e sportit të taekondosë. Për këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Talenti I vitit 2022” sportistin Esad Malaj.

9.
Fituesi I rradhës I takon sportit të gjimnastikës. Gjatë këtij që po lëmë pas, ajo ka arritur të shpallet kampione kombëtar dhe po ashtu ka zënë vend të parë edhe në garën e më të mirëve. Konsiderohet e ardhmja e sportit të gjimnastikës. Për këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Talenti I vitit 2022” gjimnasten Larisa MUGRI.

10.
Fituesi I rradhës I takon sportit të notit. Gjatë këtij që po lëmë pas, ajo ka arritur të shpallet kampione kombëtar dhe po ashtu ka zënë vend të parë edhe në shumë gara të tjera. Konsiderohet e ardhmja e sportit të notit. Për këto arritje, gazeta “Shkodra Sport” nderon me çmimin “Talenti I vitit 2022” notaren Viki TAFRRUKU.