Monday, March 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbrojtësi i Vllaznisë bëri një super- paraqitje ndaj Dinamos. Zgjidhet në formacionin...

Mbrojtësi i Vllaznisë bëri një super- paraqitje ndaj Dinamos. Zgjidhet në formacionin më të mirë të javës

Erdhi nga dëmtimi dhe pas tre javësh mungesë, por Erdenis Gurishta sërish bëri një super- paraqitje në ndeshjen ndaj Dinamos dhe me meritë është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 29-të të “Abissnet Superiore” nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Krahas tij janë zgjedhur edhe 10 të tjerët nga stafi i trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave. Kështu në portë është përzgjedhur Klevi Totoshi i AF Elbasanit. Në repartin e mbrojtjes krahas Gurishtës janë përfshirë Fabjan Përndreca i Bylisit, Vasil Zhongo i Teutës dhe Aurel Marku i Bylisit.

Mesfusha përbëhet nga Fernando Medeiros i Egnatias dhe Taofeek Malomo i Dinamo City, ndërsa në repartin ofensiv janë përzgjedhur Redon Xhixha i Tiranës, Rowan Human i Partizanit dhe Xhonatan Lajthia i AF Elbasanit.

Në majën e sulmit është vendosur Freddy Alvarez i Tiranës, i cili spikati me paraqitjen e tij në këtë javë të kampionatit. Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Orges Shehi i Tiranës, pas fitores bindëse të skuadrës së tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments