Dajan Shehi është në mesin e futbollistëve më të lakuar të merkatos së verës te Vllaznia. Mbrojtësi i qendrës tashmë është larguar nga skuadra e Skënderbeut dhe interesimi kryesor për të vjen nga Vllaznia.

Së fundmi, futbollisti elbasanas ka folur për të ardhmen e tij në një prononcim ekskluziv për “Shkodra Sport”, duke treguar edhe më shumë rreth fotos së postuar në rrjetet sociale nga ana e tij, me Kupën e fituar para një sezoni me Vllazninë.

Kështu, ai deklaroi se nuk ka asgjë konkrete akoma, por duke lënë gjithçka të hapur në vijim. Kuptohet që eshte kohe merkatoja dhe gjithçka mund te ndodhe, per me teper qe lojtari eshte aktualisht i lir.

“Unë e kam postuar atë foto si diçka të bukur të karrierës time, që e kam kaluar dhe është kënaqësi e çdo futbollisti që ka luajtur në Shkodër, të luajë para asaj tifozërie dhe atij klubi, por diçka konkrete nuk kam për momentin me Vllazninë. Megjithatë, le t’ia lëmë kohës”,-tha ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Dajan Shehi.
Maringlen ZHIVANI