Vllaznia U17 u shpall pasditen e djeshme kampion i Shqiperise per sezonin 2021-2022 duke mundur me rezultatin e thelle 5-0 ekipin e Shenkollit e finale. Njeri nga protagonistet kryesore te ketij suksesi shkodran ishte sulmuesi Kevin Dodaj.

Ndonese nuk luan ne rolin e sulmuesit kryesor, por ne linjen e majte, ai ka shenuar vazhdimisht dhe eshte golashenuesi i dyte me i mire i te gjithe kampionatit. E beri detyren e tij edhe ne ndeshjen finale ndaj ekipit te Shenkollit ku shenoi dy gola dhe duke kontribuar ne kete sukses.

Ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” Dodaj eshte shprehur: “Ishte kenaqesi shume e madhe te shpallesh kampion sepse kemi punuar fort çdo dite dhe ia dolem ta fitojme edhe kete finale. treguam se jemi me te mire ne Shqiperi.

Duke pare rezultatin 5-0 te kesaj ndeshje, ne fakt duket i thelle por golat erdhen disi ne menyre te papritur, e kerkuam fitoren deri ne fund dhe ia dolem. Une isha pergatitur shume per kete ndeshje, e deshiroja nje gol, por ne fakt shenova dy dhe jam shume i lumtur”.

Intervisten e plote te futbollistit Kevin Dodaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: