Tek Vllaznia tashme ka nisur largimi i futbollisteve. Pas renies se ekipit nga Superliga, tashme ata po mundohen te gjejne strehe ne ekipet e tjera.

Keshtu, Erdenis Gurishta pritet të largohet nga Vllaznia. Mbrojtësi shkodran është drejt kalimit te Laçi. Kështu raporton “ShkodraNews”.

Gurishta po pret emërimin e administratorit të ri të klubit kuqeblu, në mënyrë që të marrë në dorëzim dokumentacionin dhe të largohet zyrtarisht nga Vllaznia.

Mbrojtësi shkodran do të ketë mundësi të luajë edhe në Kupat e Europës me Laçin.