Zbulohet destinacioni i mundshem i mbrojtesit shkodran Enes Isufi. RTSH Sport ne edicionin e saj te lajmeve diten e sotme, nder te tjera eshte marre edhe me merkaton e Vllaznise.
Duke folur rreth saj, eshte deklaruar edhe nga ana e sponsorit Xhaferi qe Ramadani e Isufi do te lejohen te largohen ne drejtim te skuadrave te tjera.
Per kete te fundit deri tani nuk ka patur ndonje emer konkret te skuadres se tij te ardhshme por sot eshte mesuar se per mbrojtesin 20 vjeçar ka shprehur interes ekipi i Llapit qe merr pjese ne Superligen e Kosoves.
Per Isufin e rendesishme ne keto momente eshte te gjeje nje ekip qe t’i ofroje me shume garanci per aktivizimin si titullar. Mbrojtesi i qendres se Vllaznise nuk ka luajtur asnje minute ne kampionat ne gjysmen e pare te sezonit dhe per kete arsye, ai e ka pare te arsyeshme te kerkoje te largohet.
Gjate sezonit te kaluar, ndonese edhe me i ri ne moshe, Isufi ka luajtur si titullar me Luftetarin ne Superlige dhe per rrjedhoje me rikthimin e tij te Vllaznia priste me shume vemendje por kjo nuk ka ndodhur dhe per kete arsye, ai po kerkon ekip tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/