Vllaznia e ka mbyllur vitin 2022 ne vendin e peste te renditjes, sigurisht shume larg asaj çfare drejtuesit kane pretenduar sepse sivjet kane shpenzuar me shume per te ndertuar nje ekip edhe me cilesor sipas tyre dhe qe do te pretendonte fitimin e titullit kampion.

Presidenti Xhaferi kesisoj e ka shprehur hapur pakenaqesine e tij ndaj ketyre rezultateve dhe nje gje te tille ia ka thene edhe trajnerit Josa ne takimin qe ka patur me trajnerin Josa. Ka qene vete numri 1 i klubit shkodran qe e ka pohuar nje gje te tille ne prononcimin e dhene per mediat kur eshte shprehur:

“Jemi në një pozicion jashtë pritshmërive, por shpresoj të bëjmë shumë më tepër në pjesën e mbetur. Pikët në fakt nuk përbëjnë shumë diferencë të madhe nga kreu deri te fundi i tabelës. Për më tepër, përveç skuadrave me emër si Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Laçi, kemi edhe ekipe si Egnatia, Erzeni dhe Kastrioti, që po bëjnë një performancë mbresëlënëse.

Në këtë kontekst, mendoj që Vllaznia ka pasur luhatjet e veta, duke bërë ndeshje shumë pozitive, por gjithashtu ndeshje ku performanca ka qenë e dobët dhe me rezultate zhgënjyese. Gjithashtu, dëmtimet e disa lojtarëve kryesorë kane ndikuar në rezultate dhe performancë.

Kemi bërë disa takime me stafin teknik. Trajnerit Josa i kam shprehur parimisht pakënaqësitë e mia në lidhje me pozicionin aktual në renditje, në raport me objektivat që kemi vendosur në fillim të kampionatit. Sigurisht që kemi bërë një analizë të hollësishme për përmirësimin e punës dhe ndryshimin e situatës me qëllim arritjen e objektivave. Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve ka qenë edhe krijimi i hapësirave ndaj lojtarëve të rinj që kanë potencial dhe mund të kontribuojnë për ekipin.

Ne besojmë tek i gjithë kontingjenti aktual i të rinjve që janë nën kontratë me klubin Vllaznia dhe shembulli i Alivodës e Smajlit, të cilët po marrin minuta, duhet të ndiqet qoftë nëpërmjet përpjekjeve të këtyre të rinjve që duhet ta meritojnë aktivizimin, por edhe me mbështetjen, inkurajimin dhe besimin e stafit teknik”./SHKODRA-SPORT.COM/