Humbja e djeshme kundër Laçit tashmë ka lëkundur shumë objektivat e Vllaznisë për titullin kampion. Tashmë Tirana kryesuese është 13 pikë larg dhe me një gjysmë kampionati për tu luajtur duket shumë e vështirë që bardheblutë të arrihen. Tashmë duket se do ketë një rishikim të objektivave për sezonin e kuqebluve.

Patjetër që primare është kualifikimi i ekipit në kupat e Europës. 3 vendet e para në kampionat garantojnë minimalisht një vend në Conference League, fakt që do mbushte edhe arkat e skuadrës. Por gjithashtu një objektiv shumë i arritshëm dhe ku skuadra mund të “shkarkojë” gjithë bateritë është kupa e Shqipërisë.

Takimi i rradhës në kupë do jetë ndeshja e kthimit e çerekfinales kundër Flamurtarit. Ku në takimin e parë shkodranët fituan me shifrat 1-2 në Vlorë dhe kualifikimi duket formalitet. Kualifikimi në gjysmëfinale është pranë ku do i presë njëri nga çifti Egnatia-Laçi. Tashmë vetëm 3 ndeshje teorikisht për të fituar një trofe.

Kompeticion ku Vllaznia është fituese në fuqi, ku edhe këtë edicion pritet që kupa të jetë një objektiv shumë i rëndësishëm. Patjetër që objektivi fillestar i sezonit ishte fitimi i titullit kampion, por duke parë mënyrën se si shkoi sezoni, duket se ka një ndryshim objektivash dhe tashmë edicioni mund të marrë një rrugë tjetër.
Endri ÇINARI