Flamurtari luajti ditën e djeshme sfidën e javës së 12-të në Kategorinë e Dytë ndaj Memaliaj. Ndeshja e zhvilluar në Vlorë u mbyll me rezultatin 6-0 për vendasit, ndërsa golat u shënuan nga Çelhaka, dopieta e Ribajt dhe Diamantit si dhe Gocaj.

Mbrojtësi shkodran shënoi një gol spektakolar nga një pozicion i vështirë, aq sa edhe shokët e skuadrës nuk i besonin syve dhe vendosën duart në kokë.

Gocaj goditi saktë nga distanca duke e ndalur topin në trekëndësh dhe shënoi kështu një gol për “kornizë” në futbollin shqiptar.

Ne fakt, ai edhe me pare gjate karrieres se tij ka treguar se mund te shenoje gola te tille, nderkohe qe me se shumti eshte shquar per saktesine ne goditjet e 11-metershave.

Per me shume shikoni i videos te golit te djeshem te Olsi Gocajt: