Mbrojtesi Malota diten e djeshme i eshte bashkuar ekipit te Vllaznise ne stervitje duke qetesuar ne njefare menyre stafin teknik dhe drejtuesit e klubit. Por nderkohe per ta ka dale ne skene nje tjeter problem.

Mbrojtesi Dan Ignat është ai që nuk po duket në Shkodër. Qendërmbrojtësi rumun është larguar drejt vendlindjes që në muajin dhjetor dhe ende nuk është kthyer. Siç raporton “Panorama Sport”, gjasat janë që ta ketë mbyllur me Vllazninë.

Futbollisti 32-vjeçar ka qenë pjesë e formacionit rregullisht, ndërkohë që në 13 takime është aktivizuar nga minuta e parë dhe ka shënuar një gol në fitoren 3-0 të arritur kundër Burrelit.

Ne kampin shkodran thone se nuk ka asnje sinjal per nderprerje te maredhenieve me kete futbollist i cili eshte nen kontrate me ta deri ne fund te sezonit, por mosparaqitja ende ne stervitje, le vend per dyshime.