Kanë munguar futbollistë nga Akademia Vllaznia por në listën e kombëtares U17 për turneun e Turqisë në të cilin do të marrë pjesë javën e ardhshme, janë disa futbollistë të tjerë shkodranë. Njëri prej tyre është edhe Paulo Pjeshka i cili luan në rolin e mbrojtësit dhe me aftësitë e tij ka bindur mesa duket stafin e ekipeve kombëtare për të qenë pjesë e tij.

I datëlindjes 18 shkurt 2003, Paulo Pjeshka është pjesë e “Albanian Ajax School” dhe ka spikatur me paraqitjet e tij dhe jo me kot tashme eshte pjese e kesaj kombetareje.

Vetë “Albanian Ajax School” përmes një postimi në faqen e saj zyrtare uronte lojtarin e saj për këtë ftesë duke shkuar: “Ne jemi shume te kenaqur te njoftojme qe lojtari i AAS U17 Paulo Pjeshka eshte pjese e Albania U17.

Ai eshte thirrur te jete nen urdherat e Prof. Elvin Beqiri ne turneun qe zhvillohet ne Turqi te titulluar Mercedez Benz Cup. Shqiperia ben pjese ne nje grup te forte me ekipe si Spanja, Rusia dhe Maqedonia. Le te bashkohemi dhe ti urojme Paulos dhe Albania U17 suksese ne kete turne te rendesishem”.
© shkodrasport.com