Mbrojtesi shkodran Dritmir Beci me shume mundesi do te largohet nga Erzeni. Ai sebashku edhe me futbollistet e tjere qe kontribuan ne ngjitjen e kesaj skuadre ne Superlige, duke pare situaten e krijuar ne klub nuk shohin drite jeshile dhe po mendojne alternativa te tjera per karrieren e tyre.
Beci ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem ne repartin e mbrojtjes te shijakasve ne sezonin e fundit dhe priste qe te ishte pjese e tyre edhe ne nivelin me te larte te futbollit shqiptar, por gjasat jane qe te mos ndodhe keshtu.
Nga sa mesohet, ne adrese te tij ka disa oferta por ndoshta ajo me interesantja eshte e Bylisit, skuadres tjeter e cila eshte ngjitur ne Superlige kete sezon. Ndryshe nga Erzeni, ajo ka nje projekt serioz edhe per vazhdimesine dhe per kete arsye Beci mund te behet pjese e tij.
Mbrojtesi 26 vjeçar po kalon momentet me te mira te karrieres se tij dhe aktivizimi ne Superlige padyshim qe do te ishte nje bonus i madh per te, per te treguar edhe aty vlerat e tij./SHKODRA-SPORT.COM/