Pas Kristijan Vulajt, merkatoja e Vllaznise eshte e perqendruar edhe ne gjetjen e lojtareve te tjere cilesore. Keshtu, behet e ditur se një sulmues boshnjak është aktualisht nën vëzhgimin e klubit.

Shkodranët pritet të bëjnë në këtë merkato një goditje “big” në sulm. Edhe pse burime pranë klubit shkodran nuk pohojnë emra konkretë, për t’u theksuar është fakti se drejtuesit po shqyrtojnë me kujdes disa kandidatë potencialë për këtë repart.

Burime konfidenciale pranë drejtuesve kanë bërë me dije gjatë ditës së sotme për “Shkodra Sport” se, janë disa sulmues, teksa CV-të e tyre janë në Shkodër dhe se drejtuesit po i shikojnë me kujdes. Megjithatë, mësohet se, me shumë gjasa, sulmuesi i ri i Vllaznisë do të jetë nga Bosnja. Boshnjaku duket se ua ka mbushur më shumë mendjen shkodranëve.

Sulmuesi në fjalë, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, plotëson parametrat dhe kushtet që drejtuesit e Vllaznisë kërkojnë. “Shkodra Sport” mëson se është arritur edhe një marrëveshje mes palëve, por çdo gjë mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vazhdim.
Maringlen ZHIVANI