Shkoi me shumë bujë tek Partizani një sezon më parë ndërsa sot i ka dhënë lamtumirën atij. I ka ndodhur kështu mbrojtësit shkodran Esin Hakaj. Duke mos gjetur shumë hapësira, ai ka kërkuar të largohet dhe kështu ka ndodhur. Largimin nga të kuqtë, 20 vjeçari e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në facebook kur shkruan:

“Pershendetje. Sot zyrtarisht nuk jam me nje lojtar I Partizanit. Me vjen keq qe nuk mu dha mundesia e duhur te kontribuoj per ekipin, por gjithsesi dua te falenderoj drejtuesit dhe ne vecanti presidentin Gaz Demi, tifozet dhe shoket e ekipit per mbeshtjetjen. I uroj suksese ekipit te Partizanit.Faleminderit”. Mbrojtësi i majtë pritet ta vazhdojë karrierën tek Teuta, skuadër e cila ka shprehur interesin për ta patur në gjirin e saj për sezonin e ri futbollistik.