20 vjecari shqiptar, Alessio Abibi eshte lojtari i radhes qe mberrin ne prove tek Vllaznia. Portieri i cili eshte rritur ne Itali, ka luajtur me disa skuadra ne vendin fqinj dhe ka mbrojtur disa here porten e kombetares shqiptare. Por pika me kulminante ne karrieren e tij eshte tek ekipi spanjoll Eldense, per fatin e tij te keq jo per mire.

Ne janar te ketij viti shqiptari u transferua ne kategorine e dyte ne Spanje dhe ne fillim te muajit Prill skuadra e tij u perball me Barcelonen B. Ndeshja perfundoi me fitoren e thelle 12 me 0 te katalansve dhe kaq mjaftoi qe te shperthente nje skandal. Disa lojtar te ekipit hodhen akuza per shitje te ndeshjes te cilat me pas u vertetuan dhe ekipi u shkri teresisht. Por, këtu e pësoi edhe  futbollisti shqiptar Alesio Abibi, i cili në fakt nuk ka luajtur asnje minute ne kete ndeshje.Alesio Abibi ka mbetur pa skuadër pas vendimit të klubit për t’u shkrirë. Në fakt, 20-vjeçari nuk është aspak i përfshirë në skandalin e ekipit spanjoll, por e pësoi dhe tashmë është një lojtar i lirë. Futbollisti shtatlartë ka luajtur në të shkuarën në kategoritë inferiore të Italisë, ndërkohë që edicionin e fundit provoi të aktivizohet në Spanjë, ku në fakt nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësira. Me pas ai erdhi ne prove edhe tek Kukesi por kampionet ne fuqi rinovuan me Koliqin dhe 20 vjecari u largua.