Pas 6 muajsh tek Ferizaj, mbrojtësi shkodran Antonio Marku i ka dhënë fund bashkëpunimit me skuadrën e Ferizajt dhe po mendon për nisjen e një aventure të re. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:
“Falenderues dhe mirënjohës për këto muaj bashkëpunimi me FC Ferizaj. Falenderoj Presidentin, drejtusit, stafin, shokët e ekipit, tifozat dhe tan ambientin sportiv për korrektësinë, respektin dhe mbështetjen.
Ishte kënaqsi me nda ditët dhe fushën me ju. Suksese në vazhdim FC Ferizaj”!
Tashmë mbetet për të parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm për 33 vjeçarin shkodran i cili gjithmonë ka qenë i kërkuar në merkato dhe me siguri brenda pak ditësh do të mësojmë edhe emrin e ekipit të tij të ri.
Antonio Marku ka luajtur për disa sezone në futbollin shqiptar me ekipe si Vllaznia, Dinamo, Laçi, Teuta e Kukësi, e po ashtu peje disa vitesh luan me sukses në futbollin kosovar me ekipet e Drenicës, Vëllaznimit, FC A&A, Suharekës e Ferizajt. Tashmë mbetet të shohim se cila do të jetë skuadra e tij e re dhe me shumë mundësi kjo do të mësohet brenda pak ditësh.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


