Në verë nga Teuta pati shumë largime, por edhe në muajin dhjetor ishin disa futbollistët që e kërkuan fatin e tyre në ekipe të tjera. I fundit që ka tërhequr lejekalimin është qendërmbrojtësi Arsen Sykaj. Shkodrani la vitin e shkuar Sopotin dhe u rikthye në Superiore, por për të jo gjithçka ka shkuar mirë. 27-vjeçari vjet u përdor nga trajneri Magani më shumë si mesfushor shkatërrues, por luajti vetëm gjysmën e ndeshjeve.

Këtë sezon e nisi titullar, por humbjes në shtëpi me Flamurtarin pozitat e tij u lëkundën dhe pati më pak hapësira. Tashmë që stafi teknik ndryshoi, sërish nuk iu besua të rikthehet titullar. Gjatë miqësoreve në Antalia ai ka luajtur si zëvendësues dhe është parë e rrugës që palët të ndahen në këto momenti./EDS/