Terbuni i Pukes vazhdon perpjekjet e tij per t’u forcuar ne prag te nisjes se kampionatit te ri. Dhe perforcimet perfshijne çdo repart. Per mbrojtjen, eshte konfirmuar rikthimi i Samet Ruqit dhe Ardit Hoxhajt serish ne skuader dhe vazhdimi i kontrates me ta edhe per sezonin e ri.

Po ashtu, pjese e ekipit pukjan do te jete edhe mbrojtesi tjeter shkodran Olsi Shema. Ai e mbylli sezonin e kaluar ne kategorine e pare me ekipin e Orikut, por nuk do te vazhdoje te jete pjese e tij pas renies ne kategorine e dyte.

Si rrjedhoje, pas ofertes se drejtuesve te Terbunit, ka vendosur te bashkohet me kete ekip per sezonin e ri duke u vene keshtu nen urdherat e trajnerit Altin Xhahysa.

24 vjeçari fillimisht ka qene pjese e Vllaznise B, para se te kalonte tek Murlani, skuader me te cilen luajti 6 muaj, per te kaluar me pas tek Oriku ku fillimisht kontribuoi per ngjitjen e tij ne kategorine e pare dhe me pas luajti nje sezon te tere ne kete kategori.

Tashme nderkohe do te luaje me Terbunin, me objektivin e qarte qe sebashku me grupin tjeter te lojtareve te arrije objektivin e kesaj skuadre, rikthimin ne kategorine e pare te futbollit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/