Dajan Shehi nuk do vazhdojë të jetë më futbollist i Skënderbeut. Mbrojtësi u afrua në janar te korçarët dhe tashmë palët kanë vendosur të mos e zgjasin bashkëpunimin, pasi kontrata i përfundoi në fundin e këtij sezoni.
Momentalisht, Shehi është futbollist i lirë dhe po kërkon një tjetër skuadër në karrierë. Emri i tij është lakuar së fundmi rreth një rikthimi te Vllaznia, teksa edhe vetë 25-vjeçari ka postuar në rrjetet sociale një foto nga sezoni i shkuar, kur fitoi Kupën e Shqipërisë me fanellën e Vllaznisë.
Kështu, duket se mbrojtësi i “shkel syrin” shkodranëve për një rikthim të mundshëm. Ky mund të jetë sinjal për drejtuesit e kuqebluve, pasi Shehi e ka shprehur herë pas here rrespektin për klubin e Vllaznisë.
Shehi e njeh mirë ambientin kuqeblu, pasi ka luajtur për dy sezone me Vllazninë. Me një karrierë të pasur te Elbasani, Teuta, Besa, Hajduk Split II, Kastrioti, Partizani dhe së fundmi tek Skënderbeu, Dajan Shehi në këtë mënyrë, mund të ketë shprehur hapur dëshirën për një rikthim në Shkodër me Vllazninë.
Maringlen ZHIVANI