Renato Malota u ndëshkua me të kque, por mori edhe një dënim mjaft të rëndë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së me plot katër jaavë. Klubi shkodran nuk e apeloi vendimin, në mënyrë që të mbetej gjysma, e më pas të konvertohej me gjobë duke paguar.

Por, shkodranët në këtë aspekt edhe pse thuhet se financiarisht nuk vuajnë tregojnë dobësi edhe pse bëhej fjalë për një nga lojtarët e tyre që ka spikatur këtë sezon si titullarë…

Megjithatë për finale e sezonit, ai do të jetë gati dhe si koiçidencë rikthehet ndaj skuadrës ku nisi futbollin, Besëlidhjes, pasi Malota është me origjinë nga Lezha.

Natyrisht që me një lojtar me eksperiencë si Malota, Vllaznia është më e plotë në sfidën me Besëlidhjen./Vipsport/