Pas tre dite ndeshjesh e rivaliteti, pasditen e djeshme eshte mbyllur me sukses edicioni i rradhes i “VolejPoja Beach Trophy 2023”, ne te cilin moren pjese 20 ekipe, kryesisht nga Shkodra, por edhe nga Tirana apo dhe Kosova.

Pas ndeshjeve finale, fitues per kategorine e femrave eshte shpallur dyshja e perbere nga Deborah Keci nga Tirana dhe Valmira Ramadani. Ajo ka mundur ne finale dyshen shkodrane, Antoneta Molla- Xhesika Kaçi.

Nderkohe per kategorine e meshkujve ka qene dyshja nga kryeqyteti e perbere nga Ledion Martiro dhe Andi Bareti qe eshte shpallur fitues i ketij edicioni te “VolejPoja Beach Trophy 2023”, organizuar nga Bashkia Shkoder dhe Federata Shqiptare e Volejbollit.

Ne fund te aktivitetit, sportistet pjesmarres i ka pershendetur edhe nenkryetari i Bashkise Rudin Beka duke i falenderuar per pjesmarrjen ne kete aktivitet sportiv teksa eshte shprehur se po punohet qe Velipoja te kthehet ne qendrën e garave sportive në rërë.

Por ajo qe duam te ngreme si problem eshte mungesa e shume sportisteve shkodrane ne kete aktivitet. Ndonese ekipet e volejbollit te Vllaznise financohen nga Bashkia Shkoder, e cila ka qene edhe organizatorja e ketij turneu, ata e kane pare te paarsyeshme te marrin pjese, nderkohe qe klubi Tirana kishte ardhur me nje grup shume te organizuar dhe jo me kot jane shpallur ato fitues si per meshkuj ashtu edhe per femra.

Dhe sigurisht, qe kur ne vete nuk respektojme te tilla organizime, per te tentuar qofte edhe fitoren dhe marrjen e shperblimit financiar, nuk mund te presim te na respektojne te tjeret./SHKODRA-SPORT.COM/