Supersfida mes Partizanit dhe Tiranës, mbylli siparin e javës së 24-t të Superiores që rezervoi mjaft surpriza. Triumfi 2-0 i të kuqve ndaj bardhebluve, solli baraspeshë në kreun e renditjes për sa i përket pikëve, teksa kryeson skuadra e Kolelës, për shkak të triumfeve në ndeshjet direkte.

Ndërkohë aty pranë për t’i bërë presion dy skuadrave të kryeqytetit ndodhet Egnatia, “Hirushja” e Superiores në këtë sezon. Rrogozhinasit, pas triumfit ndaj Kastriotit me rezultatin 4-1 kanë ngushtuar diferencën në 3 pikë nga dyshja kryesuese.

Vendi i katërt mbahet nga Vllaznia me 36 pikë në 24 ndeshje. Vlen të theksohet se shkodranët barazuan ditën e sotme në transfertë ndaj Teutës.

Ndërkohë renditja pastaj vijon me Erzenin, Teutën dhe Kukësin, që kërkojnë t’i largohen zonës së ftohtë. Moment tepër të vështirë po kalon Laçi, që nuk njeh fitore në 4 ndeshjet e fundit, duke zbirut në vendin e 8-të.

Tabela mbyllet me Kastriotin dhe Bylisin. Krutanët kanë siguruar vetëm 23 pikë në 24 ndeshje, ndërkohë që ballshiotët mbajnë vendin e 9 me 27 pikë.

REZULTATET E JAVËS SË 24-T:

PARTIZANI-TIRANA 2-0

EGNATIA-KASTRIOTI 4-1

TEUTA-VLLAZNIA 1-1

LAÇI-KUKËSI 1-2

BYLIS-ERZENI 1-1