Kryeqyteti ëhstë i kuq. Partizani ka mposhtur në derbin e dytë rresht Tiranën në “Air Albania”. Demat ia dolën të triumfojnë 2-0 mes spektaklit.

Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar deri në fund, ndërsa tifozët dhanë edhe koreografinë e tyre në shkallët e stadiumit, duke bërë që derbi të ndërpritet disa herë.

Fillimisht do të ishte Mba që do të gjente golin e avantazhit në minutën e 20-të. Ky do t ëishte dhe goli i parë i sulmuesit me fanelën e kuqe dhe vjen në një derbi.

Ndërkohë Var-i do të anulonte një penallti për Tiranën me pjesën e parë që do të mbyllej 1-0. Edhe 45-minutat e dyta do të ishin një spektakël i vërtetë. Tifozët nga njëra ana dhe lojtarët në fushë nga ana tjetër dhuruan emocione të papërshkrueshme.

Në minutën e 62-të Partizani do të fitonte një penallti, ku kapiteni Telushi do të ndalej nga Bekaj, me portierin që mban në lojë të tijtë. Goli për 2-0 nuk do të vonte dhe Cara mes tymit që kishte mbuluar “Air Albanin” tund rrjetën e bardhebluve.

Pas kësaj fitoreje tashmë Partizani dhe Tirana kryesojnë me 40 pikë, por demat janë të parët për shkak se i kanë fituar dy nga 3 përballjet direkte mes tyre në këtë sezon.

PARTIZANI-TIRANA 2-0

20′ Mba, 81′ Cara