Vllaznia U15 e mbyll kampionatin në vendin e dytë të renditjes dhe kësisoj shpallet nënkampione e vendit. Ndeshjen e fundit ajo e ka luajtur pasditen e sotme në Durrës ndaj Teutës vendase dhe e ka fituar atë me rezultatin e pastër 2-0.

Golat në këtë ndeshje për ekipin shkodran janë shënuar nga Orges Halili në pjesën e parë dhe Enea Haxhija në të dytën. Si rrjedhojë në përfundim të kampionatit, Vllaznia U15 ka arritur të grumbullojë 30 pikë dhe si rrjedhojë ka zënë vendin e dytë pas Tiranës që u shpall kampione, ndërkohë që ka lënë pas pikërisht Teutën me 27 pikë dhe Partizanin me 26 pikë.

Shpallja nënkampione e Shqipërisë padyshim që mund të konsiderohet një ekip për ekipin e drejtuar nga trajneri Denis Zmijanej sepse kemi të bëjmë me atë grup futbollistësh që një sezon më parë ranë nga Superliga me ekipin U14.

Por falë punës së mirë të trajnerit dhe përkushtimit të të gjithë futbollistëve, erdhi ky sukses. Përveç dy autorëve të golave të sotëm, pra Halilit dhe Haxhijës, duhen përmendur edhe pjestarët e tjerë të këtij ekipi që bënë një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë kampionatit.

Duke filluar nga portieri Aldo Colaj, e për të vazhduar me Arjen Ramçaj, Enriko Gjeloshi, Alfredo Dukaj, kapitenin Simon Uldedaj, Arjon Bega, Sokol Uldedaj, Erion Gjeçaj, Elvis Ymeraj apo dhe lojtaret e tjere si Amos Hoxha, Adis Krymbi, Roel Juka, Igli Dautovi, Sevion Proni dhe Luis Selimi./www.shkodrasport.com/