Eshte mbyllur diten e sotme kupa “Agim Tafili” ne çiklizem. Dy etapat e saj jane kurorezuar me sukses dhe ne perfundim te tyre, eshte zhvilluar edhe ceremonia permbyllese e aktivitetit ku jane ndare edhe diplomat dhe kupat perkatese per me te miret.

Por perpara se te ndodhte kjo, Bashkia Shkoder permes kryetarit te saj Bardh Spahia ka ndare disa “Mirenjohje” per veteranet e çiklizmit shkodran duke filluar nga Hilmi Lala, e per te vazhduar me Gezim Strica, Sabri Sinori, Gezim Ferracaku, Bahri Zmijanej (pas vdekjes), Fatmir Dibra, Agim Ferracaku, Mehdi Selmani, Sabetin Hoxha, Gezim Mlloja e Ergi Peraj.

Gjate fjales se tij, kryebashkiaku Spahia nderkohe premtoi se kjo kupe do te jete e pervitshme dhe sigurisht qe shpreson qe pjesmarrja te jete edhe me e madhe dhe Bashkia Shkoder padyshim qe do t’i mikeprese ato.

Sa i takon gares, pas perfundimit te dy diteve gara, eshte bere edhe vleresimi i me te mireve. Keshtu, per kategorine junior, kupen “Agim Tafili” e ka merituar çiklisti i Vllaznise Flavio Venomi, te cilit ia ka dorezuar kupen kryebashkiaku Spahia, ndersa ne vend te dyte ka qene nje tjeter çiklist i Vllaznise Sulaj, ndersa ne vend te trete çiklisti i Tiranes Emil Prifti.

Nderkohe ne kategorine e te rriturve, fitues i kupes eshte shpallur çiklisti i Tiranes Olsian Veliaj, kupen te cilit ia dorezoi djali i Agim Tafilit- Alsidi, ne vend te dyte Tefik Sallahi po i Tiranes dhe ne vend te trete Brikel Barçi i Studentit./SHKODRA-SPORT.COM/