Dy boksieret e kombetares tone Xhoi Eliazi dhe Santiago Selimaj nuk kane arritur dot te fitojne asnje ndeshje ne Kampionatin Europian te 22 vjeçareve qe po zhvillohet ne Itali.
Sipas informacioneve qe marrim nga trajneri Lazarin Vila, pavaresisht perpjekjeve te tyre, nuk ia kane dale te fitojne ndaj kundershtareve te tyre.
Shkodrani Xhoi Eliazi ka qene perballe boksierit kroat Peter Cetinic. Edhe pse boksieri i komebetares tone i fitoj te tre raundet, gjyqtaria ia dha ndeshjen boksierit nga Kroacia. Kuptohet nje vend i vogel eshte gjithmone pa perkrahje.
E njejta gje edhe per Selimajn ne ring ndaj boksierit Vytautas Balsys nga Lituania. Pavaresisht perpjekjeve te tij, ai eshte mundur dhe ne kete menyre, ketu eshte mbyllur edhe perfaqesimi i dy boksiereve tane ne kete kompeticion te rendesishem europian./SHKODRA-SPORT.COM/