Ne barazim 1-1 eshte mbyllur pjesa e pare ne mes Pogradecit dhe Vllaznise, miqesore kjo qe po luhet ne stadiumin “Gjorgj Kyçyku” te Pogradecit.

Vllaznia e filloi ne sulm ndeshjen dhe ne minuten e 9-te ka qene Imeri qe ka goditur shtyllen. Ne minuten e 24-te nderkohe pas nje goditje kendi, Dunga ka goditur sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete.

Ne minuten e 33-te ka ardhur goli i barazimit per vendasit. Topllari ka barazuar shifrat pas nje pasigurie te mbrojtjes shkodrane. Nje kros nga e majta dhe me koke sulmuesi pogradecar e ka derguar ne rrjete.

Futbollistet e Vllaznise kane protestuar tek arbitri i ndeshjes sepse sipas tyre ne momentin e krosimit te topit, ai kishte dale jashte vijes fundore.

Megjithate vendimi nuk ka ndryshuar dhe me kete rezultat eshte mbyllur pjesa e pare e kesaj ndeshje miqesore.

Pogradeci- Vllaznia 1-1

POGRADECI: Baçi, Tako, Hysellari, Kasa, Pura, Sela, Jahaj, Asgaj, Shkullaku, Topllari, Dragoi. Tr: A. Abazaj

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Mandiangu, Dunga. Tr: Th. Brdariç