Vllaznia e ka mbyllur ne avantazh pjesen e pare te ndeshjes ndaj Kukesit, ndeshje kjo qe po luhet ne stadiumin “Elbasan Arena”. Goli i brazilianit Hygor eshte ne fuqi pas perfundimit te 45 minutave te para dhe padyshim qe ky eshte nje rezultat shume pozitiv per kuqeblute ne kete takim shume te rendesishem.
Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per Vllaznine. Ne minuten e 8-te Lika pasoi tek Hygor qe nga jashte zone, me te majten e tij ka bere nje goditje te shkelqyer duke e derguar topin ne trekendesh dhe duke kaluar ne avantazh ekipin e tij.
Kukesianet nuk ishin dakord me kete gje dhe u munduan te reagojne por sulmi i tyre nuk ishte ne diten me te mire dhe per rrjedhoje mungojne goditjet ne porten e shkodraneve.
Ne minuten e 33-te Limaj nga nje goditje denimi eshte shume prane golit por reagon mjaft mire portieri Sherri duke e grushtuar topin jashte vijes fundore.
KUKESI- VLLAZNIA 0-1
Shenues: Hygor ‘8
KUKËSI: Xhika, Kitanovski, Teqja, Obanor, Kotobelli, Musolli, Limaj, Gavzaj, Rroca, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.
VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Marku, Ramadani, Krymi, Hygor, Lika, Gligorov, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz.
Gjyqtar: Klajdi Kola (Tiranë)