Vllaznia në javën e 20-të të kampionatit do presë ditën e sotme në orën 16:45 skuadrën e Teutës. Një duel që pritet të jetë i rivalizuar duke parë edhe situatën ku ndodhen durrsakët që kanë nevojë emergjente për pikë.

Por nga ana e tyre edhe shkodranët kërkojnë të mos zhgënjenën para publikut të tyre. “Djemtë e detit” udhëtojnë sot drejt Shkodrës me synimin e qartë për pikë.

Trajneri Renato Arapi duket se ka projektuar edhe titullarët për këtë ndeshje, ku duket se nuk do ketë ndryshime të mëdha. Kështu në portë pritet të jetë Pano Qirko. Mbrojtja do i besohet futbollistëve si: Ivanovic dhe Qaqi në qendër të këtij reparti, e ndërsa majtas do jetë me shumë mundësi Kotobelli. Në të djathtë ka balotazh mes Idrizajt dhe Peposhit.

Mesfusha do ketë mungesën e Asion Dajes, që mungon për shkak kartonash. Ruben Acquah duket i sigurt në formacion dhe krah tij eksperienca e Emilijano Viles dhe Aleksit. Në sulm Rubin Hebaj pritet të udhëheqë durraskët ndërsa do ketë edhe mbështetjen e Lorenco Viles dhe Jahmir Hykes që pas disa minutave në kupë, pritet titullar kundër Vllaznisë.

Ky pritet të jetë edhe formacioni i durrsakëve sot në “Loro Boriçi”. Skuadra e Teutës aktualisht nuk gëzon një formë të mirë në kampionat ku ndodhet në vendin e 6-të me 21 pikë. Aktualisht shumë larg zonës europiane dhe e rrezikuar për zbritje nga kategoria.

Endri ÇINARI