Dita e sotme ka rezervuar dy sfida interesante, të vlefshme për javën e 20-të të Abissnet Superiores. Kukësi-Kastrioti është ndeshja hapëse e kësaj jave e cila do të nisë në orën 13:45 dhe do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.

Verilindorët e Diego Longos, pas fitores javën e kaluar do të kërkoj fitoren e rradhës për të mos humbur terren ndaj dy skuadrave të kreut, ndërsa krutanët do kërkojnë 3 pikëshin e mbijetesës dhe vazhdimësinë e fitoreve pas asaj me Dinamon një javë më parë.

Vllaznia- Teuta është sfida tjetër e kësaj ditë e cila do të luhet në “Loro Boriçi” në Shkodër, do të startojë në orën 16:45.

Si vendasit ashtu edhe Teuta kanë kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe do kërkojnë edhe në kampionat të vazhdojnë me fitore, me shkodranët që kërkojnë të mbajnë hapin e 3 skuadrave të kreut, ndërsa djemtë e detit të rikthehen te fitorja në kampionat.

Java e 20-të:

Kukësi-Kastrioti Ora 13:45

Vllaznia-Teuta Ora 16:45