Mbyllet ne barazim pa gola pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Apolonise, ndeshje kjo qe po luhet ne stadiumin “Loro Borici”. Kuqeblute kane bere shume pak per te kerkuar fitoren ne keto 45 minuta dhe padyshim qe ne pjesen e dyte do t’i duhet te ndryshoje jo pak gjera ne lojen e saj.
Vllaznia ne kete pjese e ka dominuar lojen, nuk ka arritur dot te krijoje raste te rrezikshme ne porten fierake. Apolonia nga ana e saj me ane te disa kundersulmeve te rrezikshme, eshte munduar herepashere te shohe drejt portes vendase.
25′ Vllaznia i afrohet golit me Hoxhajn, vlonjati gjuan me kokë brenda zonës, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
32′ Shans i artë për Apoloninë, Mihana për pak shtang shkodranët, topi kalon ngjitur me traun e portës.
36′ Kundërsulm i Vllaznisë, Imeri shpërdoron një mundësi të artë.
’43 Isaevksi vepron bukur nga e majta, kroson ne zone dhe Victor da Silva me koke gjuan rrezikshem, por topi perfundon jashte.
VLLAZNIA- APOLONIA 0-0
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Imeri, Hoxhaj
Trajner: Tomas Bërdariç
Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Diop, Omeri, Jeboah, Mehmeti, Zoga, Levendi, Mihana, Krasniqi
Trajner: Fabricio Kamarata
Arbiter: Juxhin Xhaja