Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes qe po luhet ne Shijak ne mes Erzenit dhe Vllaznise. Pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, asnjera rrjete e portave nuk eshte prekur.

Ne kete pjese, Vllaznia duhet thene se beri shume pak per ta fituar ndeshjen. Ndonje tentative e Likes, Junior apo ndonje lojtari tjeter, ka qene shume pak per ekipin kryesues te kampionatit.

Rasti me i mire ndoshta per kuqeblute ka qene ai i minutes se 38-te kur braziliani Junior perfiton nga moslargimi siç duhet i nje topi nga ana e portierit Vata dhe ai goditi me koke, por nderhyri nje nga mbrojtesit vendas duke e larguar topin jashte vijes fundore.

Edhe ne minuten e 44-te ka nje rast te mire per shkodranet teksa Kruja gjuan fort me te majten por ka pritur ne pozicion portieri Vata. Shenja keto te nje dominimi te Vllaznise por pa gol ne keto 45 minuta.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Ne porte Qarri, ne mbrojtje kane qene Gurishta, Zeqaj, Ignat dhe Gocaj. Ne repartin e mesfushes nderkohe jane aktivizuar nga minuta e pare Krymi, Tafili, Kruja, Hajdari dhe ne vijen e pare brazilini Junior i ndihmuar nga kapiteni Lika.

Ky takim siç dihet luhet pa pranine e tifozeve per shkak te denimit te skuadres vendase megjithate duhet thene se ne nivelin e lojes ka ndikuar dukshem edhe gjendja jo e mire e fushes se stadiumit te Shijakut ku po luhet ky takim.
© shkodrasport.com