Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë hedhur hapin e parë të rëndësishëm drejt kalimit në finale të kampionatit të këtij sezoni. Në takimin e parë gjysmëfinal, atë të luajtur paraditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, kanë fituar 3-1 ndaj Apolonisë.

Por duhet thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë për ta fituar këtë takim. Kanë qenë fieraket ata që kanë befasuar duke fituar setin e parë në këtë takim me shifrat 25-23. Jo vetëm kaq, por Apolonia ka qenë pranë fitores edhe në setin e dytë teksa e udhëhiqte atë deri në shifrat 19-14, por më pas vajzat kuqeblu përmbysin gjithçka duke e fituar këtë set 25-20 dhe duke barazuar gjithçka.

Ndërkohë edhe në dy setet, Vllaznia dominon dhe i fiton ato me rezultatet 25-17 dhe 25-16 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Duhet thënës e ishte një fitore e pritshme pasi në rradhët e ekipit shkodran luajnë disa vajza të cilat janë titullare edhe tek ekipi i parë i Vllaznisë duke filluar nga pasuesja Qershia, e për të vazhduar me Kirin, Dodanin, Preçetajn etj.

Trajnerja Ana Gjelaj pas ndeshjes është shprehur e kënaqur me fitoren dhe njëkohësisht ka deklaruar se objektivi i ekipit të saj padyshim që është kalimi në finale dhe madje edhe fitimi i titullit kampion edhe këtë sezon. Ndeshja e kthimit në mes Vllaznisë dhe Apolonisë do të luhet më 20 prill në Fier.
© shkodrasport.com