Ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit eshte duke u luajtur ndeshja e kampionatit kombetar te moshes U17 ne mes skuadres vendase te Tiranes dhe Vllaznise.

Pak minuta me pare eshte mbyllur pjesa e pare dhe duhet thene se Vllaznia ka befasuar me rezultatin qe ka arritur. Ajo e ka mbyllur kete pjese me avantazhin 1-0.

Goli i vetem i deritanishem eshte shenuar nga futbollisti Xhoni Tinaj ne minuten e 15-te. Themi befasues sepse Tirana eshte ne vendin e pare ne renditje dhe madje e shkeputur nga ekipet e tjera nderkohe qe Vllaznia eshte ne vendin e trete dhe luan ne transferte.

Por duhet thene se shkodranet mesa duket “ia kane marre doren” bardhebluve sepse i munden edhe pak kohe me pare ne kupe dhe po shkojne drejt fitores edhe ne kampionat.

Gjithsesi duhet te presim edhe pjesen e dyte te takimit per te pare nese Vllaznia U17 do ta ruaje avantazhin apo jo. Objektivi i saj eshte i qarte per te arritur te futet ne dy skuadrat e para qe do shkojne pastaj ne play off dhe per ta arritur kete, i duhet te fitoje sot ndaj Tiranes.