HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMe 10 futbollistë për 80 minuta, Skënderbeu barazim ndaj Tiranës

Me 10 futbollistë për 80 minuta, Skënderbeu barazim ndaj Tiranës

Skënderbeu dhe Tirana kanë mbyllur në barazim ndeshjes mes tyre, luajtur në kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, përfundoi me rezultatin 0-0.

Një ndeshje me disa raste, por edhe episode që ndryshuan lojë. Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë që në minutë e 14’ ku Rabiu mori karton të kuq për shkak të një ndërhyrje ndaj Latifit.

Ndërsa në minutën e 30’ Liço nuk përfitoi nga 11-metërshi, pasi goditja e tij u prit nga Kozi. Pjesa e dytë ishte më e vakët me skuadrat që ishin në kërkim të golit, por nuk e gjetën dot.

Me këtë barazim Skënderbeu shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Tirana me 1 pikë më pak mban vendin e gjashtë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments