Ka vetem pak dite ne Kanada, por ish- mbrojtesi i kombetares shqiptare te futbollit Elvin Beqiri duket se ka shkelur me nje projekt te qarte ne kete vend.

I sistemuar ne Toronto, shkodrani i njohur ka nisur ta vere menjehere ne zbatim ate. Behet fjale per ngritjen e nje Akademie futbolli ne kete vend. Madje Beqiri i ka vendosur edhe emrin: “ALD Soccer Academy”.

Behet se ne kete Akademi do te sterviten femije te grupmoshave te ndryshme nga 7-14 vjeç dhe ish- trajneri i kombetares shqiptare U17 po mbyll procedurat ligjore qe duan per rregjistrimin e kesaj Akademie teksa ideja eshte qe ajo te filloje nga puna nga mesi i muajit korrik.

Nderkohe, Beqiri ka filluar te krijoje edhe stafin me te cilin do te punoje dhe i pari qe i eshte bashkuar, eshte ish- futbollisti i Ades, Alban Lika.

Inisiativa e ndermarre prej ish- futbollistit te Vllaznise padyshim qe eshte per t’u vleresuar dhe me siguri qe do t’i ece mbare ashtu siç i ka ecur e gjithe karriera e deritanishme si lojtar dhe si trajner.
Gjergj KOLA