Vllaznia ka kryer stërvitjen e fundit ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, pasi nga nesër, do të nisen drejt Austrisë. Kuqeblutë do të qëndrojnë për dy javë në tokën austriake, ku do të bëjnë dhe fazën më itensive të përgatitjeve.

Njoftimi i Vllaznisë:

Kuqeblutë kanë zhvilluar pasdreken e sotme seancën e fundit stërvitore në Shkodër dhe nesër paradreke do të nisen për në Austri, ku do të zhvillojnë fazën më intensive të përgatitjeve për ndeshjet europiane.

Vllaznia do të qëndrojë në këtë vend deri më 13 korrik, për t’u rikthyer sërish në Shkodër dhe për t’i dhënë dorën e fundit pragndeshjes me Universitatea Craiova.