Kane mjaftuar disa paraqitje te mira me ekipin e Vushtrrise ne Ligen e Pare te Kosoves dhe ne adrese te mesfushorit te krahut, shkodranit Uendi Vecaj kane ardhur disa oferta.

Per te ka patur interes edhe nga Bylis, skuadra e ngjitur ne Superligen shqiptare, por edhe skuadra te tjera te kategorise se pare, nderkohe qe se fundi ka dale ne skene nje oferte shume interesante.

Drejtuesit e ekipit te Dukagjinit qe militon ne Superligen e Kosoves, i ka bere nje oferte zyrtare 25 vjeçarit shkodran dhe me shume mundesi sezonin e ardhshem ate do ta shohim duke luajtur me fanellen e kesaj skuadre.

Çka do te ishte nje rikthim i tij serish ne nivele te larta. Kujtojme se kemi te bejme me nje futbollist qe pat spikatur spikatur fillimisht tek Vllaznia e me pas kaloi tek Dinamo e Zagrebit, per t’u rikthyer ne forme huazimi tek Teuta.

Me pas kaloi disa probleme dhe ishte trajneri Samuel Nikaj qe e rinxorri ne skene. Fillimisht duke e marre tek Burreli e me pas tek Vushttria, ekipe me te cilat Vecaj tregoi ato se çfare di te beje dhe jo me kot, tashme mund te rikthehet te luaje serish ne Superluge./SHKODRA-SPORT.COM/