Kukësi ka arritur të marrë një fitore minimale ndaj Laçit. Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri Rrahman Hallaçi. Ai është shprehur shumë i kënaqur për fitoren dhe shprehet se ende nuk do festojnë pasi i pret një punë e madhe në vazhdim.

“Jam shumë i kënaqur për këtë fitore, sepse donim që të mbyllnim vitin me fitore, ndonëse nuk na pëlqen renditja. Shpresoj që të jetë një pikënisje, sepse kemi objektiva të qarta. Skuadra është ndërtuar për të qenë në krye. Skuadra ka bërë mirë sot, ka treguar karakter dhe grintë dhe jam shumë i kënaqur.

Na pret një rrugë e gjatë, kemi edhe Kupën, sepse Kukësi synon trofe. Mund të lëvizim në merkato, që të shtojmë vlerat e kësaj skuadre. Mendoj që në këtë kohë të shkurtër jemi munduar që të rikuperojmë disa gjëra.

Nëse vazhdojmë me këto ritme skuadra mund të ngjitet në renditje. Jam i kënaqur me skuadrën dhe besoj se Kukësi është një skuadër e vërtetë. Unë jam i familjes këtu. Kam marrë pjesë edhe në merkato, kam qenë të skuadra U21 do të flasim me drejtuesit dhe të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen. Më e vështirë puna e trajnerit se e kapitenit, por është shumë e bukur””, u shpreh ai për “Oversport”