Një ditë pasi u shpall lojtari më i mirë i 2020-ës, Levandovski u intervistua nga faqja zyrtare e klubit të Bajernit. Polaku tregoi se ku dhe si e kishte kaluar natën magjike ashtu si dhe për objektivat me skuadrën e Bajernit në Champions dhe në kampionat.
Ku fjetët së bashku me trofeun?
Dua të fle më të gjitha trofetë që fitoj. Me Champions-in ishte një natë e veçantë. Jam shumë i lumtur që kam fituar. Por nuk jam vetëm unë, ishte edhe Manuel dhe trajneri Flik. Jam shumë krenar për këtë çmim.
Cilat janë objektivat për të ardhmen?
Ky trofe i përket gjithë skuadrës, stafit, trajnerit dhe lojtarëve të cilët më kanë ndihmuar të shënoj. Skuadra e di që kemi fituar gjithçka pasi kemi luajtur të bashkuar. Por nuk do të mbaroj me kaq. Kemi uri për të fituar ende duke nisur nga ky sezon i ri.
Sa shanse ka Bajerni të përsërisë suksesin në Champions?
U kualifikuam të parët në grup dhe nuk na ka mundur ende asnjë skuadër. Mendoj që shanset për të shkuar larg janë të mëdha. Tani do të përballemi me Lacion. Një skuadër që ka bërë mirë në vitet e fundit, me lojtarë cilësorë. Sigurisht që ne jemi pretendentët për të shkuar më tej, por në Champions është e vështirë të bësh parashikime pasi nëse nuk qëllon në një ditë të mirë mund të shkosh në shtëpi dhe sezoni merr fund.
Janë rrisqe që ne i kemi hasur edhe në të shkuarën. Kam besim që nuk do të zhgënjejmë dhe do t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni edhe pse më parë duhet të mendojmë për kampionatin ku na pret një luftë e ashpër deri në fund.