Ne ndeshje shume interesante eshte zhvilluar paraditen e sotme ne Shkoder, pikerisht ajo ne mes Basanias dhe KF Murlanit, e vlefshme per kampionatin e 17 vjeçareve te Liges Amatore.

“Derbi” ne mes dy ekipeve te krijuara vitin e fundit ka dhuruar shume emocione, por ne fund ka dale fitues ekipi i KF Murlanit qe drejtohet nga trajneri i njohur Vahedin Pepaj.

Me dy gola te shenuar, nga nje ne secilen pjese loje, KF Murlani ka bere nje paraqitje me te mire, nderkohe qe edhe Basania eshte perpjekur shume per te marre nje rezultat pozitiv por nuk ia ka dale.

Ndoshta Basania ka qene edhe e pafat sepse ka humbur nje 11-metersh te dhene per te, pasi ai eshte pritur nga portieri Zefi i Murlanit.

KAMPIONATI U17 LIGA AMATORE

KF Murlani- Basania 2-0

KF Murlani: Zefi, Ndoka, Kallami, Nuhi, Plepi, Xhahysa, Sala, Qemali, Gjerga, Kameri, Lini. TrL V. Pepaj.

Basania: Rroku, Tulani, Nikaj, Palushi, Gjini, Zefi, Suli, Lluka, Suçi, Lleshaj, Putaj. Tr: D. Lari

Shenues: Demitro Gjerga ’22, Jurgen Qemali ’58