HomeKRYESOREMë shumë se një vit pa gol, Vajushi kthehet me një perlë...

Më shumë se një vit pa gol, Vajushi kthehet me një perlë (VIDEO)

Armando Vajushi ka vuajtur shumë, ka pritur gjatë që të rigjejë formën e vet më të mirë dhe mbrëmë ka festuar me të drejtë, të paktën në aspektin personal.

Pro Verçeli u mund 4-3 në një ndeshje spektakolare në Terni, por Vajushi shënoi një gol spektakolar kur ndeshja ishte 4-1 dhe i hapi rrugën në minutën e 67-të përmbysjes së tentuar, por që nuk u konkretizua dot.

Fantazisti shkodran, i cili është në sezonin e dytë në Verçeli, u aktivizua në pjesën e dytë dhe shfrytëzoi më së miri një kros të ardhur nga këndi, duke goditur fluturimthi e duke shënuar.

https://www.youtube.com/watch?v=i9O3JaTbWsM

Goli i parë pas një viti e tre muajsh, sepse vjet në shtator Vajushi gjente golin dhe që atëherë errësirë. Këtë sezon Vajushi ka luajtur thuajse 600 minuta në kampionat dhe në moshën 26-vjeçare, ka ende shumë për të dhënë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments