Supersport në emisionin “Analizë Superiore” ka publikuar edhe këtë javë formacionin më të mirë në kampionatin elitar të futbollit në vend.

Referuar të dhënave statistikore, në javën e 29-të formacioni më i mirë është si më poshtë dhe nuk ndryshon në krahasim me javën e kaluar.

Xhixha, i cili shënoi kundër Egantias, e mban vendin në formacion, edhe pse shënoi Latifi që ka qenë mes yjeve për shumë javë.

Guindo e Seferi nuk e lëshojnë sulmin, sikurse Basa krahun e djathtë dhe Shehu e Gjelbrim Taipi qendrën e mesfushës.

Ne portë Bekaj nuk lëviz, ashtu si edhe dyshja e mbrojtjes Hoxhallari-Najdovksi, golashënues në ndeshjen e fundit. Edhe Marku e Nreca janë mes më të mirëve deri në javën e 29-të.