Endrit Krasniqi u tentua nga disa klube të Superiores, si Partizani, Vllaznia e Laçi, por në fund qëndroi te Prishtina. Mesfushori, nga më të mirët në Kosovë, është zyrtarizuar edhe për një vit te skuadra bardhekaltër.

“Futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin e kaluar i shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës, Endrit Krasniqi, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te FC Prishtina.

Klubi dhe lojtari ditë më parë nuk arritën marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin, mirëpo e pamundura e bë e mundur duke e gjetur gjuhën e përbashkët në ditët e fundit për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për vitin e ardhshëm.

Në 123 paraqitje me Prishtinën, Endriti i ka realizuar 25 gola. Ai me Prishtinën e ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa”, njofton klubi i Prishtinës.